Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Frika për Deltën, Shapo: Nuk duhet të "flemë mbi dafina", është variant inteligjent, prek edhe të vaksinuarit

Nga A2 CNN
27 Korrik 2021, 21:42 | Aktualitet
Frika për Deltën, Shapo:  Nuk duhet të "flemë mbi

Varianti Delta, tashmë dominant në botë, por shqetëson gjithmonë e më shumë botën, që po tenton rikthimin në normalitet nga pandemia.

Sipas specialistit të shëndetit publik Laidon Shapo, në interviste nga Londra për A2, variantin Delta dhe ato që do të pasojnë nuk duhet nënvlerësuar, dhe shoqëria “nuk duhet të flejë ne dafina”.

“Nuk është thjesht një variant që është më i transmetueshëm, por ka komponentë të këtij varianti që janë me format të përmirësuar. Është variant tepër i zgjuar, që duket e çuditshme por është termi i duhur. Ai gërmon, skanon kush nuk është vaksinuar, moshat e reja.  Nga studimet del që është 5o% më i transmetueshëm se varianti britanik. Kjo krijoi një dallgë, që në Britani pas hapjes së korrikut dhe Europianit të futbollit ka shtuar shumë rastet, por jo shtrimet në spitale”, thotë Shapo.

Në ditët  e fundit rastet, në Britani kanë rënë, por kjo sipas tij  nuk duhet të lumturojë. “Nga 60 mijë raste në 18 korrik, në 7000 disa ditë më parë, por nuk duhet të lumturohemi, sepse të dhënat nuk janë asnjëherë në kohë reale, dhe eventet e mëparshme do të pasqyrohen në javët në vijim” , sqaron ai.  

Specialisti shpjegon edhe strukturën e Deltës, dhe disa karakteristikave të saj, sipas hulumtimeve te fundit, ku del përshembull që tek të vaksinuarit Delta shfaqet me teshtima të shpeshta.  

“Inkubacioni është më i shpejtë, dhe prek të gjithë popullatën, dhe nuk flihet mbi dafina se mund te prekë edhe personat e vaksinuara, veçanërisht personat me imunitet të dobët ose probleme të ndryshme. Pra të mendojmë se u vaksinuam dhe mund të shkojmë lirisht kudo, është pjesë e një arsyetimi normal, por që duhet të kemi kujdes, se godet edhe ata plotësisht të vaksinuar, 1 në gjashtë raste”, vijon Shapo.  

Rastet në Shqipëri po ngrihen lehtësisht, por shtimet në spital nuk duken shqetësuese, për momentin. Sipas Shapos, “edhe në Shqipëri rastet do të vijnë në rritje, dhe ne një moment të caktuar do krijojë premisat  e rritjes së shtrimeve. Fatkeqësisht imuniteti i tufës nuk funksionon plotësisht për këto variante, sepse në grupet e vogla janë goditur sërish, padyshim që për sa i përket vdekshmërisë së rënë, duhet të mendohet se një pjesë e mirë e popullatës në Shqipëri ka rënë në kontakt me virusin, por deri sa të bashkëjetojmë me t do të kalojë kohë, prandaj duhen boosterat, dozat e treta të vaksinës”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë