Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Kanë bllokuar rrugën dhe po bëjnë videoklip”, policia ndalon të rinjtë me makina luksoze

Nga A2 CNN
27 Korrik 2021, 08:24 | Kronikë

Policia e Shtetit bën me dije se mbrëmjen e djeshme ka marrë një telefonatë se disa persona po xhironin një videoklip në Unazën e Madhe.

Pas marrjes së njoftimit, patrulla e Policisë Rrugore shkoi në vendngjarje dhe konstatoi se ishin 5 automjete të ndryshme që po xhironim videoklip dhe kishin penguar lëvizjen e mjeteve të transportit rrugor gjatë xhirimeve në rruge.

Për këtë arsye, u bë arrestimi i personave të përfshirë në këtë shkelje për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit rrugor”.

Policia e Shtetit iu bën thirrje qytetarëve që të telefonojnë në numrin 112 për çdo problem apo paligjshmëri që pikasin.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani