Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Koronavirusi në vend, rritet numri i rasteve, nuk ka viktima

Nga A2 CNN
27 Korrik 2021, 17:02 | Aktualitet
Koronavirusi në vend, rritet numri i rasteve, nuk ka viktima

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se në 24 orët e fundit nga 3628 testime të kryera, janë konfirmuar 31  raste të reja, ndërsa janë edhe 14 persona të shëruar.

Nuk është shënuar asnjë humbje jete nga koronavirusi në Shqipëri, ndërkohë që janë 269 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 13 pacientë.

Deklarata e Ministrisë së Shëndetësisë

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 3628 testime, 31 raste të reja dhe 14 të shëruar në 24 orët e fundit

MSHMS apelon qytetarët të vaksinohen, për të frenuar përhapjen e varianteve të reja të Covid19. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Varianti Delta i infeksionit Sars-Cov2 është varianti më i transmetueshëm, ndaj respektimi i masave të distancimit fizik, vendosja e maskave në ambientet e brendshme dhe higjena, janë thelbësore për kufizimin e përhapjes së virusit.

Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 3628 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 31 qytetarë, në këto bashki: 7 raste në Elbasan, nga 6 raste në Tiranë, Lezhë, 3 në Kukës, 2 në Korçë, nga 1 rast në Shkodër, Fier, Has, Gjirokastër, Sarandë, Dimal, Kuçovë.

Aktualisht janë 269 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 13 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,166 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (27 Korrik 2021)

Raste të reja ditore        31

Të shëruar në 24 orë     14

Të shtruar në spitale      13

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                3628

Testime totale             885,728

Raste pozitive             132,922

Raste të shëruara       130,166

Raste Aktive                      300

Humbje jete                   2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              104

Elbasan            40

Kukës                32

Lezhë               29

Vlorë                27

Durrës              17

Fier                   16

Shkodër           13

Berat               9

Korçë                9

Gjirokastër        4

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani