Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Neymar dhe Barca i japin fund betejës ligjore, gjithçka mbyllet në paqe

Nga A2 CNN
27 Korrik 2021, 07:49 | Futboll
Neymar dhe Barca i japin fund betejës ligjore, gjithçka mbyllet

Klubi spanjoll i futbollit Barcelona njoftoi të hënën se ka arritur një marrëveshje miqësore për t’i dhënë fund betejës ligjore me ish-futbollistin e saj, brazilianin Neymar, që u largua nga Barca drejt PSG në 2017.

Neymar nisi betejën për shkak të bonuseve të papaguara siç ai tha, pjesë e kontratës që kishte firmosur në tetor të 2016, përpara transferimit në shumën rekord prej 222 milionë euro drejt Parisit.

Neymar paditi në gjykatë klubin katalanas për shumën e 46.3 milionë eurove dhe nga klubi është kundër-paditur për shkelje të kontratës.

Gjykata vendosi në anën e Barcas, duke urdhëruar qershorin e shkuar brazilianin që t’i paguajë Kamp Nout, plot 6.7 mln euro. Neymar apeloi vendimin dhe nisi një çështje të re ndaj blaugranave, që tashmë u zgjidh me një marrëveshje. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani