Notarja italiane në histori, shkon në finalen e pestë olimpike

014827790 7b6a84d7 0289 466a 9ff8 4d8f56ad436c

Për herë të pestë radhazi, notarja italiane, Federica Pellegrini, arrin finalen olimpike në garën e 200 metrave stili i lirë.

Kjo arritje nuk ishte shënuar asnjëherë nga një femër në historinë ndërkombëtare të notit.

Në garën e saj të preferuar, Pellegrini arriti ta mbyll gjysmëfinalen në Lojërat e Tokios me kohën 1’56’’44.

Në vitin 2004, Pellegrini mori medaljen e argjendtë në këtë garë, në 2008 të artën, në 2012 u rendit e pesta ndërsa në 2016 e katërta. Tashmë është mundësia e fundit që legjenda e notit italian ta mbyllë karrierën në mënyrën më të mirë të mundshme.