Parashikimi i motit 27 korrik 2021

Parashikimi i motit 1100x620

Dita e sotme do të jetë e kthjellët me vranësira kalimtare që kalojnë gjatë mesditës në juglindje dhe skajin jugor.

Moti do të jetë i nxehtë që nga mëngjesi pasi temperaturat minimale variojnë nga 17 në 27°C, shumë më e nxehtë pritet mesdita kur maksimumet termike në vend luhaten nga 32 në 40°C.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor, ndërsa dallgëzimi në brigjet detare mbetet deri 2 ballë.