Radhë për të marrë pasaportat, qytetarët e Elbasanit ankohen për mosrespektim të rregullave

Publikuar më: 27/7/2021, ora 14:17

Radhë për të marrë pasaportat, qytetarët e Elbasanit ankohen për mosrespektim të rregullave

Publikuar më: 27/7/2021, ora 14:17

Ardhja e emigrantëve ka shtuar radhët dhe fluksin për aplikimin për pasaportë jo vetëm në gjendjen civile të Elbasanit, por edhe pranë drejtorisë vendore të policisë për tërheqjet e tyre.

Qytetarët shprehin shqetësimin e tyre sepse janë të detyruar të presin më shumë se 1 orë në temperatura të larta.

Situata sa vjen e rëndohet kjo edhe për shkak se nuk respektohet radha e paracaktuar ku secili ka numrin e tij.