Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Tokyo 2020, tajfuni “Nepartak” kërcënon Lojërat Olimpike

Nga A2 CNN
27 Korrik 2021, 11:05 | Sporte të tjera
Tokyo 2020, tajfuni “Nepartak” kërcënon Lojërat

Tajfuni Nepartak kërcënon Lojërat Olimpike, duke ndikuar në ndryshimin e programit të disa disiplinave. Stuhia tropikale, në të cilën parashikohet që era të kalojë shpejtësinë 100 km/h, po afrohet me shpejtësi në brigjet e Tokios.

Fillimisht, kryeqyteti japonez do të preket nga reshjet e dendura të shiut, ndërsa gjatë së mërkurës pritet që stuhia të arrijë pikun e saj. Për momentin, qendra e ciklonit ndodhet ende në Oqeanin Paqësor.

Organizatorët e Lojërave po punojnë që të ndryshojnë kalendarin e disa disiplinave që preken në mënyrë direkte, si kanotazhi apo garat e harkut. Gjithashtu, ndryshime mund të pësojnë datat e garave të velës dhe të sërfit.

Megjithatë, frika është se ato nuk do të jenë sportet e vetme që do të ndikohen nga kushtet e rënduara klimaterike. Më pas, duhet riparë aspekti logjistik dhe puna që duhet bërë në bazë të dëmtimeve të mundshme të impianteve sportive të hapura, që mund të shkaktojë era me shpejtësi të parashikuar nga 72 deri në 108 kilometër në orë.

Edhe pse disa gara rrezikojnë të shtyhen, organizatorët në Tokio kanë këmbëngulur se stuhia tropikale nuk duhet të shkaktojë shqetësim për zhvillimin e Olimpiadës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani