Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Zgjedhjet e 25 prillit, LSI vlerëson raportin e ODIHR si vulosje të ''masakrës zgjedhore''

Nga A2 CNN
27 Korrik 2021, 13:24 | Politikë
Zgjedhjet e 25 prillit, LSI vlerëson raportin e ODIHR si vulosje të

Për Lëvizjen Socialiste për Integrim, forca e dytë politike në opozitë, raporti i OSBE/ODIHR i vulosi zgjedhjet e 25 prillit si ''masakër zgjedhore''.

Nga LSI-ja në deklaratë doli sekretari i Përgjithshëm, Endrit Braimllari.

“Raporti final i OSBE-ODHIR, i vuri vulën masakrës zgjedhore të 25 prillit të shkaktuar nga qeveria. Raporti, vulos faktin që më 25 prill nuk pati zgjedhje, por një masakër zgjedhore të drejtuar drejtpërdrejt nga Rilindja. Nga ky raport, u konfirmua se më 25 prill: Vullneti i shqiptarëve u tjetërsua, pati blerje masive votash. U ushtrua presion ndaj votuesve në favor të rilindjes. Pati keqpërdorim të aseteve publike në avantazh të partisë në pushtet”, tha mes të tjerash Brahimllari.

A2 CNN Livestream

Dita jonë