Gjykata e Posaçme lë të pandryshuara masat e sigurisë për Fatos Tushen dhe 10 të tjerët

Përditësuar më: 28/7/2021, ora 13:28
fatos tushe 2 879x579

Gjykata e Posaçme lë të pandryshuara masat e sigurisë për Fatos Tushen dhe 10 të tjerët

Përditësuar më: 28/7/2021, ora 13:28

Gjykata e Posaçme e Apelit po la të pandryshuara masat e sigurisë për Fatos Tushen dhe 10 të tjerët, të arrestuar nga SPAK për abuzimin me tenderin e kanalit vaditës në Bashkinë e Lushnjës.

Ish-kryebashkiaku kërkon lirim nga qelia për shkak të problemeve shëndetësore, duke sugjeruar lirimin me garanci pasurore, por kërkesa u refuzua.

Fatos Tushe u arrestua bashkë me zyrtarë të tjerë të bashkisë së Lushnjës më 6 korrik, nga një operacion i ndërmarrë nga SPAK, për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Bëhej fjalë për një tender me vlerë rreth 23 milionë lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës në dy fshatra.

Tushe ka dalë në përgjime edhe teksa abuzon me karburantin e shtetit. Ai u shkarkua nga detyra nga kryeministri Edi Rama pas aferave korruptive në të cilat ai ishte përfshirë dhe aktualisht ndodhet në masën e sigurisë “Arrest në burg”.