Klasifikimi special i medaljeve, Japonia merr kryesimin, Kosova përpara Italisë

Medalja e arte 1100x620

Edhe pse nuk ka përfituar si duhet nga fakti që është vendi organizator i Lojërave Olimpike, për shkak të mungesës së tifozëve në eventet sportive, Japonia mbetet në krye të klasifikimit special për medalje të fituara.

Aziatikët kryesojnë listën me 13 medalje të arta, ndërsa në total, atletët japonezë janë ngjitur në podium plotë 22 herë.

Shtetet e Bashkuara kanë humbur disi terren përballë Kinës, e cila i rrëmbeu vendin e dytë me 12 medalje të arta, teksa amerikanët janë në kuotën 11.

Me shumë sporte që kanë përcaktuar fituesit e disiplinave të ndryshme, Kosova me dy medalje të arta në Tokyo 2020 ka zbritur në vendin e 14-të, duke lënë sërish mbrapa vende të mëdha si Italia, Zvicra e Brazili.