Një motivim me shpulla, atletja gjermane mbron trajnerin: Mos kini merak

Përditësuar më: 28/7/2021, ora 10:09

Një motivim me shpulla, atletja gjermane mbron trajnerin: Mos kini merak

Përditësuar më: 28/7/2021, ora 10:09

Xhudistja gjermane doli Martyna Trajdos doli menjëherë në mbështetje të trajnerit të saj i cili e shkundi dhunshëm dhe e qëlloi dy herë me shpullë përpara ndeshjes së saj në Lojërat Olimpike të Tokios.

Trajdos do të përballej me hungarezen Szofi Ozbas në raundin e 1/32 kur kamerat kapën këtë moment që shkaktoi reagim anembanë botës.

Xhudistja që garonte në peshën deri në 63 kg u shpreh në rrjetet sociale se nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar pasi ky ishte një ritual që ajo e bënte gjithnjë me trajnerin pasi e motivonte dhe e bënte gati për të garuar.