Parashikimi i motit 28 korrik 2021

Parashikimi i motit 1100x620

Vijon moti i kthjellët në bregdet, por vranësira kalimtare sjell mesdita në zonat e ulëta dhe ato malore. Pas mesditës në  juglindje te vendit, krijohen mundësi për rrebeshe të izoluara.

Temperaturat e ajrit rriten me 1-2°C në të dyja vlerat ditore duke ngjitur maksimumet e mesditës deri 39°C për zonat malore dhe rreth 40°C në bregdet dhe zonat e ulëta. Në rang vendi, maksimumi pritet të shënojë 42°C në qarqet e  Elbasanit e Beratit.

Era do të fryjë e lehtë paradite dhe në mbrëmje, por pas mesditës, era bëhet mesatare deri e fortë në zonat perëndimore me drejtim veriperëndimor, ndërsa në det do të krijohet dallgëzim 3-4 ballë.