Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Patatet e skuqura më të shtrenjta në botë

Nga A2 CNN
28 Korrik 2021, 11:56 | Lifestyle
Patatet e skuqura më të shtrenjta në botë

Patatet e skuqura më të shtrenjta në botë kushtojnë plot 200 dollarë.

Restoranti “Serendipity 3” në Nju-Jork përdor patate shumë cilësore “Chipperbec” që gatuhen në dhjamë të pastër pate dy herë dhe spërkaten me pluhur ari 23-karatësh të ngrënshëm dhe tartuf.

Racioni i patateve shërbehet në një pjatë kristali me një orkide, tartuf të prerë hollë dhe djath Mornay. Salca, gjithashtu, është e mbushur me tartuf, një kërpudhë e rrallë sezonale.

"Tartufi është ylli kryesor këtu", tha kuzhinieri i restorantit Serendipity 3, Frederick Schoen-Kiewert.
Restoranti tashmë pretendon rekorde botërore për hamburgerin më të shtrenjtë (295 dollarë) dhe akulloren (1000 dollarë).

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani