Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

SPAK mbylli hetimin, Florenc Çapja fiton lirinë në Dubai

Nga A2 CNN
28 Korrik 2021, 22:16 | Kronikë
SPAK mbylli hetimin, Florenc Çapja fiton lirinë në Dubai

Florenc Çapja, i shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare në lidhje me një vrasje të dyfishtë në vitin 2012, në Elbasan, ka fituar lirinë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Çapja u ndalua në maj 2021 në Dubai, për llogari të hetimit të tij në Shqipëri, por prej 12 korrikut nuk ka më mbikqyrje policore. Burime për A2 pranë Gjykatës së Posaçme bënë me dije se lirimi i Çapjes është i pohuar gjykatës në seancën paraprake nga avokati i tij, Neshat Fana.

Gjykata ndërkohë ka vendosur të veçojë çështjen ndaj tij dhe Olsi Lekut nga katër të akuzuarit e tjerë, Ardian Çapja, Ervis Bardhi, Klajdi Dokoli dhe Etjen Cani. Përmes një mail-i dërguar Gjykatës së Posaçme, Florenc Çapja ka kërkuar të mos veçohet çështja ndaj tij, ndërkohë që nga prokuroria është kërkuar komunikimi me të përmes letërporosive.

Të pandehurit e kësaj dosjeje akuzohen për vrasjen e at e bir, Nezir e Gentian Beqiri, në Elbasan.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli