Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Kina “luan luftash”, praktikon pushtimin e Tajvanit

Nga A2 CNN
29 Korrik 2021, 15:25 | Bota

Ushtria kineze ka vënë në alarm Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe, pasi ka kryer një stërvitje ushtarake në të cilën simulohej pushtimi i Tajvanit.

Stërvitja simuluese u krye në një ishull ku ushtria kineze shpalosi strategjinë e pushtimit të mundshëm të Tajvanit. Pekini nuk e ka fshehur kurrë se mund të përdorë forcën për të bashkuar ishullin separatist.

Sipas “South China Morning Post”, vetëm në gjysmën e parë të vitit Kina ka kryer 20 stërvitje detare, ndërsa 13 operacione të tjera janë realizuar në vitin 2020.

Pamjet e publikuara nga televizioni shtetëror kinez, CCTV, tregojnë mjetet amfibe që pushtojnë bregun e ishullit, të shoqëruar me dronë dhe sisteme raketore. Në video tregohet edhe një grup i vogël ushtarësh që përgatiten për zbarkim.

Muajin e kaluar Ministria kineze e Mbrojtjes tha se shpallja e pavarësisë nga ishulli i Tajvanit ishte njëlloj si të shpallej “luftë”.

Situata është tensionuar edhe më tepër pasi Shtetet e Bashkuara kanë dërguar një anije luftarake në Ngushticën e Tajvanit dhe zhvilluan edhe një stërvitje ushtarake në Detin e Kinës Jugore, ndërsa një javë më prë aty mbërriti edhe anija britanike HMS Queen Elizabeth.

A2 CNN Livestream

Dita jonë