Merrnin para për hipotekën, Gjykata e Posaçme u komunikon masat e sigurisë zyrtarëve të Kadastrës

Përditësuar më: 29/7/2021, ora 12:20
gjykata posacme 1024x576

Merrnin para për hipotekën, Gjykata e Posaçme u komunikon masat e sigurisë zyrtarëve të Kadastrës

Përditësuar më: 29/7/2021, ora 12:20

Gjykata e Posaçme u ka komunikuar masat e sigurisë zyrtarëve të Kadastrës, të cilët dyshohen për korrupsion dhe ushtrim ndikimi të paligjshëm.

Në dosjen e SPAK janë të zbardhura edhe përgjimet mes të dyshuarve. Burime bëjnë me dije se janë disa raste, që sipas prokurorisë, të dyshuarit kanë marrë para për të lëshuar hipotekën.

Panol Nikolla është pezulluar nga detyra si punonjës i Hipotekës.

Admir Buri, arrest me burg për “Ushtrim ndikimi”

Neritan Balbusha, arrest me burg për “Ushtrim ndikimi”

Gazmend Dije, arrest burg për “Ushtrim ndikimi”