Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Padia për shpifje, Basha e Veliaj refuzojnë pajtimin. Përballja në GJKKO vijon në 24 shtator

Nga A2 CNN
29 Korrik 2021, 17:10 | Politikë
Padia për shpifje, Basha e Veliaj refuzojnë pajtimin. Përballja

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u paraqit të enjten në Gjykatën e Posaçme, lidhur me padinë për “shpifje” të bërë prej tij kundër kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Ndryshe nga kryeopozitari, titullari i bashkisë së kryeqytetit zgjodhi të mos ishte prezent dhe të përfaqësohej nga avokati.

Në seancën që zgjati më pak se 20 minuta, Basha nuk pranoi të zgjidhë çështjen me pajtim, por kërkoi vazhdimin e përballjes gjyqësore me Veliajn. Pajtimi nuk u pa si mundësi as nga pala tjetër, të paditur në këtë proces.

Jashtë gjykatës, vetë kryeopozitari nuk dha asnjë deklaratë.

Pasi hasi në refuzimin e palëve për pajtim, gjykata vendosi të vijojë procesin dhe caktoi seancën e radhës në 24 shtator. Lulzim Basha paditi për “shpifje” Erion Veliajn në tetor të vitit të kaluar. Padia u depozitua në lidhje me disa deklarata publike të bëra nga Veliaj në 16 dhe 17 tetor 2020, ku pretendohej se teksa mbante pozicionin e kryebashkiakut, Basha kishte planifikuar përfitime të jashtëligjshme deri në miliona euro dhe favorizime për përfitime financiare të kunatit të tij, si edhe deklarimet se PD ishte bandë gjobëvënëse.

Seanca e përballjes gjyqësore mes Bashës e Veliajt erdhi vetëm pak ditë pasi Gjykata e Lartë vendosi se Gjykata e Posaçme është gjykata kompetente për shqyrtimin e padive ndaj zyrtarëve të lartë. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë