Parashikimi i motit 29 korrik 2021

Parashikimi i motit 1100x620

Do të përjetojmë një tjetër ditë të kthjellët dhe shumë të nxehtë, ndërsa  vranësira kalimtare sjell pasditja në zonat lindore.

Temperaturat e ajrit nuk pësojnë ndryshime të ndjeshme në mëngjes, rritje krejt të lehtë sjell mesdita kur priten maksimumet nga 39°C në zonat malore deri afër 43°C në zonat e ulëta.

Era do të fryjë e lehtë paradite, por forcohet gjatë mesditës në shtrirjen perëndimore duke ruajtur drejtim nga  veriperëndimi, ndërsa dallgëzimi në brigjet detare ngjitet mbi 3 ballë; dallgë mbi 5 ballë priten në det të hapur.