Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Shteti më i vogël që fiton medalje në Olimpiadë

Nga A2 CNN
29 Korrik 2021, 20:18 | Sporte të tjera

Alessandra Perilli fitoi medaljen e bronztë ditën e sotme në Olimpiadën “Tokyo 2020”, duke shkruar historinë, pasi kjo ishte medalja e parë e San Marinos në një eveniment të tillë.

33-vjeçarja, me medaljen e fituar në disiplinën e qitjes me piatel, e shndërroi gjithashtu San Marinon në shtetin më të vogël që fiton medalje në Lojërat Olimpike.

San Marino ka një popullsi prej vetëm 33 860 banorësh dhe ka marrë pjesë 25 herë në Olimpiadë, me debutimin në vitin 1960.

San Marino është një vend i vogël malor, i rrethuar nga të katër anët nga Italia, dhe është gjithashtu vendi më pak i vizituar nga turistët në Evropë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli