Djokovic eliminohet në gjysmëfinale, por ka ende një shans për medalje ari

2774 1100x620

Tenisti serb, Novak Djokovic, i vlerësuar si kandidati kryesor për fitimin e medaljes së artë në Olimpiadë, u eliminua në gjysmëfinalen e turneut nga gjermani Alexander Zverev.

Djokovic fitoi setin e parë 6-1, por Zverev nuk e humbi qetësinë dhe arriti të fitonte dy setet e tjerë, 6-3 dhe 6-1, duke siguruar një vend në finalen kundër Karan Khachanov, rusit që garon me flamurin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Ndërsa serbi do të luajë për medaljen e bronztë kundër spanjollit, Pablo Carreño Busta. Ai gjithsesi ka një tjetër shans për të fituar medaljen e artë, pasi është pjesë e skuadrës serbe që luan në turneun e çifteve të përziera.