Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Operacionet e policisë dhe rëndësia e trajtimit me psikolog të grupeve në terren

Nga A2 CNN
30 Korrik 2021, 16:01 | Aktualitet
Operacionet e policisë dhe rëndësia e trajtimit me psikolog

Ngjarjet e fundit në të cilat veprimet e policisë janë bërë objekt hetimi dhe nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme, por edhe prokuroria, kanë risjellë në vëmendje rolin e psikologut.

Ndonëse me ligj dhe në strukturë psikologu është në çdo drejtori vendore të policisë, askush nuk merret me efektivët që janë në terren.

Pak ditë më parë një operacion antidroge i shkuar keq, jo vetëm që rrezikoi jetën e efektivëve, por bëri që grupi të ndalonte si të dyshuar një gazetar, teksa kryente detyrën. Për rastin, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe ankesat nisi verifikimet, ndërsa veprimet e policisë po hetohen edhe nga prokuroria. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë