Basketboll, Durant thyen rekord në fitoren e SHBA-së ndaj Republikës Çeke

durant 600x338

Kevin Durant është nga sot pikëshënuesi më i mirë i ekipit amerikan të basketbollit për meshkuj në Lojrat Olimpike, me 354 pikë.

Ylli i Brooklyn Nets kaloi në këtë renditje veteranin Carmelo Anthony, i cili mbante rekordin me 336 pikë.

SHBA fitoi 118-94 ndaj Republikës Çeke, duke u kualifikuar për në çerekfinalet e Olimpiadës si vendi i dytë i grupit.

Durant ka luajtur 19 ndeshje gjithsej në 3 olimpiada (Londër 2012, Rio 2016 dhe Tokio 2020).