E veçantë në Tokio, atletja riparon mjetin e saj me një prezervativ, dhe fiton arin

Australiania Jessica Fox nderoi vendin e saj me një medalje ari, të dhjetën në këtë edicion. Vajza 27-vjeçare, dominoi garën e kajakut në kategorinë K1.

Por atletja, që ka fituar edhe dy medalje bronzi në Londër 2012 dhe Rio 2016, pak para garës që do ta përjetësonte në historinë e këtij sporti olimpik, ishte protagoniste edhe të një ngjarje të pazakontë.

Fox kishte vënë re një çarje të dyshimte në majën e mjetit të saj, që mund të ulte performancën në garë. Riparimi tradicional do të vononte më tepër sesa ç’duhej, kështu që australiania vendosi të vepronte ndryshe.

Video e riparimit origjinal të Fox

Mori një prezervativ nga një kit që çdo atlet ka në dispozicion, dhe e përdori për të izoluar defektin.  Riparimi ishte shumë efektiv, dhe i dhuroi asaj medaljen e ëndërruar prej gjithë karrierës. Fox shpërndau videon e riparimit në rrjetet e saj sociale, duke treguar edhe një autoironi për t’u vlerësuar.