Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Kontrollet e turizmit dhe Covid, Athina dërgon policë shtesë në Mykonos dhe Ios

Nga A2 CNN
31 Korrik 2021, 10:41 | Ballkani
Kontrollet e turizmit dhe Covid, Athina dërgon policë shtesë

Greqia ka vendosur policë shtesë në ishujt e pushimeve për të intensifikuar kontrollet kundër Covid, veçanërisht në vendet ku frekuentohen nga të rinjtë, për të parandaluar përhapjen shqetësuese të variantit Delta. Lajmi bëhet i ditur nga “The Guardian”, ndërsa rreth 186 njësi u dërguan në Mykonos, krahasuar me 56 vitin e kaluar, ndërsa 30 agjentë të tjerë u vendosën në Ios për të kontrolluar klubet e natës dhe lokalet.

Sipas zëvendësministrit të Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias, të dy ishujt janë "një hap larg" nga kufizimet e reja, për shkak të rritjes së rasteve të Covid, të regjistruara ditët e fundit, dhe pranisë masive të turistëve në ishuj.

Shqetësimi i autoriteteve, është se pronarët dhe menaxherët e lokaleve nuk respektojnë ose zbatojnë masat e sigurisë për frenimin e pandemisë.

Autoritetet po vlerësojnë mundësinë e përdorimit të masave më kufizuese siç janë mbylljet.

Situata në ishujt Zakynthos, Tinos, Lefkada, Santorini, Paros dhe Rodos është gjithashtu shqetësuese.

Një ditë më parë Bashkimi Europian paralajmëroi për të mos udhëtuar në ishujt grekë për shkak të frikë së përhapjes së variantit Delta.

A2 CNN Livestream

Dita jonë