Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Njoftimi i QKB: Të hënën afati i fundit për dorëzimin e bilanceve

Nga A2 CNN
31 Korrik 2021, 14:50 | Ekonomi
Njoftimi i QKB: Të hënën afati i fundit për dorëzimin e

Afati përfundimtar për dorëzimin e bilanceve vjetore, raporteve të aktivitetit apo auditit do të jetë 2 gushti dhe jo dita e sotme. Në një njoftim në faqen zyrtare, Qendra Kombëtare e Biznesit sqaroi se ky ndryshim vjen pasi 31 korriku është ditë e shtunë e rrjedhimisht përllogaritet si ditë pushimi zyrtar.

Kompanitë duhet të dorëzojnë pasqyrat financiare në formatin Excel, nëpërmjet portalit qeveritar e-Albania.

Të gjitha subjektet të cilat nuk do respektojnë afatet ligjore të përcaktuara do të gjobiten me masë administrative në vlerën e 15 mijë lekëve.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli