Peshëngritje, Qerimaj renditet i nënti në botë

qerimaj 2 1100x620

Erkand Qerimaj e mbylli në vendin e parë konkurrimin në baterinë B të kategorisë deri në 81 kg në peshëngritje dhe u pozicionua i nënti në botë, në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Kampioni shqiptar i realizoi të treja provat në shkëputje, ku e nisi me 151 kg dhe në tentativën e tretë, arriti të realizonte me sukses peshën 157 kg, duke kryesuar.

Në shkëputje Qerimaj realizoi vetëm provën e parë me 181kg, ndërsa nuk arriti të kalonte dy provat e tjera me 185 dhe 187 kg, duke bërë që ta mbyllte konkurrimin në dygarësh me peshën e përgjithshme 338 kg.

Pasi u pozicionua i pari në baterinë B, peshëngritësi kuqezi priti edhe rezultatet e garës në baterinë A.

Aty ku sfida ishte mjaft e fortë dhe në fund u fitua nga kinezi Xiaojun Lyu, i cili vendosi tre rekorde olimpike në shkëputje, shtytje dhe dygarësh, me rezultatin e përgjithshëm 374 kg.

Ai mposhti rivalin nga Republika Domenikane, Zacarias Bonnat Michel, ndërsa podiumi u plotësua nga italiani Antonio Pizzolato.