Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Simone Biles nuk i ka zgjidhur ende problemet, tërhiqet edhe nga dy finale të tjera

Nga A2 CNN
31 Korrik 2021, 17:21 | Sporte të tjera
Simone Biles nuk i ka zgjidhur ende problemet, tërhiqet edhe nga dy finale

Nuk kanë fund problemet për Simon Biles, amerikanen që cilësohet si gjimnastja më e mirë në histori.

Pasi u tërhoq nga gara ekipore dhe konkurrimi i përgjithshëm individual, 24-vjeçarja tërhiqet edhe nga garat e kërcimit të kaluçit dhe paralelet e shkallëzuara.

Skuadra amerikane e gjimnastikës në Tokio 2020 njoftoi se “vendimi për t’u tërhequr nga finalet u mor pas konsultës me stafin mjekësor”.

Gjithsesi, Shtetet e Bashkuara shpresojnë se Simone Biles do të jetë në gjendje të konkurrojë në traun e ekuilibrit dhe në finalen e gjimnastikës artistike.

A2 CNN Livestream

Dita jonë