Asgjë për t’u çuditur! Është thjesht një kampion olimpik që po punon me shtiza

Screenshot 26 1100x620

Një pamje aspak e zakontë është kapur nga kamerat gjatë garës për hedhjen nga trampolina në Lojërat Olimpike të Tokio 2020.

Kampioni Olimpik nga Britania, Thomas Daley, i cili tashmë e ka marrë një medalje në këtë kompeticion për hedhjen e sinkronizuar, është fokusuar nga kamerat teksa punon me shtiza ndërsa ndjek garat e hedhjes nga trampolina në shkallët e pishinës.

Nuk dihet nëse Daley po thur një triko apo një shall, por duhet thënë që personi që do e marrë këtë dhuratë duhet të jetë shumë i rëndësishëm për kampionin e botët.