Parashikimi i motit 1 gusht 2021

Parashikimi i motit 1100x620

Shqipëria mbetet gjatë gjithë ditës në kushtet e kthjellimeve me vranësira kalimtare në veriperëndim dhe zonat lindore, por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të rriten me 1-2°C në mëngjes e mesditë duke luhatur dy vlerat e së dielës nga 18°C në mbi 41°C.

Era do fryjë kryesisht mesatare, me drejtim perëndimor deri në mesditë kur era forcohet në zonat perëndimore dhe për pasojë, në brigjet detare krijohet dallgëzim 2-3 ballë, por sërish në det të hapur,  dallgët ngjiten mbi 4 ballë.