Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Riatdhesimi nga kampet, Nano: Hasim shumë vështirësi pasi ISIS është ende në terren

Nga A2 CNN
1 Gusht 2021, 11:39 | Aktualitet
Riatdhesimi nga kampet, Nano: Hasim shumë vështirësi pasi ISIS

Drejtori i antiterrorist, Gledis Nano ishte një ndër personat e përfshirë drejtpërdrejt në operacionin për riatdhesimin e shqiptarëve nga kampet e familjarëve të luftëtarëve të ISIS në Siri.

Përpara gazetarëve nga Rinasi, Nano u shpreh se operacioni ka shumë vështirësi për shkak se militantët e ISIS janë ende aktivë në këtë zonë.

“Për riatdhesimin e sapokryer është punuar që në operacionin e kaluar. Janë identifikuar personat në Al Haël dhe u transferuan më pas në Roj, ku ka më tepër rregull dhe kushte për të jetuar. Vështirësitë janë të mëdha pasi ISIS ka ende prezencë në terren. Ka familjarë që nuk lejohen të riatdhesohen sipas ideologjisë terroriste këtyre grupeve. Disa persona të identifikuar ndodhen në burg. Një pjesë e tyre janë larguar dhe janë fshehur. Për një pjesë ka të dhëna se mund të kenë humbur jetën si pasojë e luftimeve”, u shpreh Nano.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani