Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

“E bukura Shqipëri!” Dua Lipa vijon pushimet në jugun e vendit

Nga A2 CNN
2 Gusht 2021, 22:31 | Showbiz

Dua Lipa nuk ndalet nga postimi i fotove dhe videove nga jugu i Shqipërisë, aty ku prej ditësh është duke kaluar pushimet së bashku me familjen e saj.

Veç detit të mrekullueshëm, Dua i ka ndërthurur pushimet e saj edhe me udhëtime në zonat arkeologjike. Ajo ka postuar foto edhe nga qyteti antik i Butrintit, por edhe nga fshatrat e jugut të vendit.

Bashkëngjitur fotove, këngëtarja me famë botërore shkruan: “E bukura Shqipëri”.

Ylli i popit erdhi në Shqipëri, për të parë nga afër procesin e ndërtimit të një kopshti për fëmijë. Kopshti po ndërtohet nga Sunny Hill Foundation, një fondacion i krijuar nga Dua i cili përqendrohet te kontributet në Kosovë dhe Shqipëri në aspekte të ndryshme, veçanërisht në art dhe kulturë.

https://a2news.com/2021/08/02/nuk-dua-te-largohem-kurre-dua-lipa-po-i-shijon-ne-maksimum-pushimet-ne-shqiperi/

A2 CNN Livestream

Dita jonë