Parashikimi i motit: 2 gusht 2021

Ditën e sotme do të mbizotërojë moti i kthjellët në të gjithë vendin deri pas mesditës kur priten vranësira kalimtare në veri-verilindje, por mbrëmja sjell vetëm kthjellime.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes, por rënie me 2°C sjell mesdita duke luhatur vlerat ditore nga 18 në mbi 39°C.

Era do të fryjë kryesisht mesatare me drejtim perëndimor, ndërsa pritet forcimi i erës në mesditë dhe orët e para të pasdites në shtrirjen perëndimore duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë, ndërsa mbi 5 ballë ngjitet dallgëzimi në kanalin e Otrantos.