Rrëzohet 380 metra nga fundi, atletja realizon të pamundurën

Sifan Hassan realizoi një rekuperim të jashtëzakonshëm gjatë garës kualifikuese të 1500 metrave në Olimpiadë.

Atletja etiopiane që përfaqëson Holandën u rrëzua 380 metra nga fundi i garës, por arriti që të ngrihej, të ngushtonte diferencën me garueset e tjera dhe në fund të fitonte garën që dukej e humbur.

Në këtë mënyrë, Hassan mban gjallë shpresat për të fituar 3 medalje të arta në garat e 1500, 5000 dhe 10 000 metrave për femra.