Shkodër, ndërron jetë ish-deputeti i Partisë Demokratike

Përditësuar më: 2/8/2021, ora 16:07
Osja2 1024x576

Shkodër, ndërron jetë ish-deputeti i Partisë Demokratike

Përditësuar më: 2/8/2021, ora 16:07

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ahmet Osman Osja, ka ndërruar jetë në moshën 78 vjeçare

Me prejardhje nga një familje e njohur shkodrane, Osja përfaqësoi demokratët në legjislaturën e viteve 92 -96, duke e renditur ndër pesë deputetet më të votuar në Parlamentin e atyre viteve.

Ahmet Osman Osja

Përtej eksperiencës politike, Osja ishte një zë i njohur i biologjisë shqiptare, veçanërisht me studimet mbi bimët endemike të trojeve shqiptare si dhe të qëndrueshmërisë delikate të ekosistemit.

Osja ishte edhe themeluesi dhe drejtuesi i parë i medresesë  “Haxhi Sheh Shamija”, ku vuri theksin për drejtimin në profilin shkencor të kësaj shkolle.