U tërhoq nga 4 gara, nesër rikthehet Simone Biles

biles 600x338

Gjimnastja amerikane, Simone Biles, e cila u tërhoq nga disa gara për problemet e saj me ankthin, do të kthehet të garojë në Olimpiadë të martën.

Federata Amerikane e Gjimnastikës konfirmoi se Biles do të konkurrojë në traun e ekuilibrit.

Biles u tërhoq nga gara ekipore, konkurrimi i përgjithshëm individual, kërcimi i kaluçit dhe paralelet e shkallëzuara, duke shpjeguar se po përballet me një bllokim mendor, që nuk e lejon të kryejë saktë akrobacitë që bën zakonisht.

Ajo pati një përgjigjje edhe për ata që e kritikuan duke thënë se la në baltë shoqet e ekipit: “Nuk lashë në baltë njeri. Thjesht, mendja dhe trupi im nuk janë në sinkron për momentin”.