Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

6 vjet nga miratimi i Gjykatës Speciale në Kosovë

Nga A2 CNN
3 Gusht 2021, 07:37 | Kosova
6 vjet nga miratimi i Gjykatës Speciale në Kosovë

Gjashtë vjet më parë, pikërisht më 3 gusht 2015 deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë votuar pro ndryshimit të amendamentit kushtetues, që i hapi rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

Ishin 82 vota pro, 5 kundër dhe një abstenim, që i hapën rrugë Qeverisë t’i dërgojë edhe dy projektligje të tjera sa i përket Speciales.

Opozita ishte ajo që u tregua më e zëshmja në kundërshtimin e themelimit të Gjykatës Speciale, duke e quajtur të padrejtë, selektive dhe e cila do ta cenojë sovranitetin e vendit.

Qeveria dhe pozita e quajtën të padrejtë këtë votim, por të domosdoshme për t’i hequr dyshimet për krime të kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës në luftën e fundit.

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) për krime lufte në Kosovë tashmë ka ngritur aktakuzat e para në mesin e të cilëve janë edhe ato kundër ish-presidentit, Hashim Thaçi, ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, ish-kryetarit të Kuvendit dhe ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimit.

Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar janë pjesë e sistemit të drejtësisë të Kosovës, por ndodhen në Holandë dhe kanë staf ndërkombëtar.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani