Futbolli në Olimpiadë, Brazili dhe Spanja duelojnë për medaljen e artë

Përditësuar më: 3/8/2021, ora 16:28
spanja ne finalen e olimpiades 1024x569

Futbolli në Olimpiadë, Brazili dhe Spanja duelojnë për medaljen e artë

Përditësuar më: 3/8/2021, ora 16:28

Një mes Brazilit dhe Spanjës do të vendosin në qafë medaljen e artë të Olimpiadës së Tokios. Dy prej përfaqësuesve të futbollit që ishin impenjuar më shumë në këto Lojëra Olimpike kanë arritur finalen dhe tashmë kërkojnë premtojnë spektakël edhe për faktin se të dyja skuadrat kanë grumbulluar shumë prej futbollistëve titullarë.

Për të mbërritur në aktin e fundit, Spanjës iu nevojit koha shtesë ndërsa Brazilit edhe 11-metërshat. Kampionët në fuqi olimpik eliminuan me vështirësi një kockë të fortë si Meksika që u dorëzua te penalltitë.

Amerikano veriorët gabuan në goditjet e tyre ndërkohë që Brazili ishte perfekt duke i realizuar të gjitha goditjet. Pak a shumë i njëjti skenar ishte edhe në gjysmëfinalen tjetër mes Japoni dhe Spanjës. Koha e rregullt u mbyll me rrjeta të paprekura ndërkohë që të zotët e shtëpisë rezistuan deri në minutën e 115 kur ylli i Realit të Madrid, Marko Asensio shënoi golin që vlen finalen për iberikët.

Japonia gjithsesi ka mundësinë për të siguruar medaljen e bronztë në Olimpiadën e tyre teksa do të përballen me Meksikën për vendin e tretë. Brazili dhe Spanja në krahun tjetër ndeshen të shtunën për medaljen e artë olimpike.