Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Rekord jashtëtokësor në 400 metrat me pengesa

Nga A2 CNN
3 Gusht 2021, 08:23 | Sporte të tjera

Një rekord i pabesueshëm është regjistruar në Olimpiadë ditën e sotme. Në garën e 400 metrave me pengesa, norvegjezi Karsten Warholm “shkatërroi” rekordin e mëparshëm (46,70), që e mbante po vetë dhe që e kishte vendosur këtë vit, në Oslo.

Në Tokio, atleti norvegjez e uli rekordin nën 46 sekonda, duke vendosur një kohë fantastike: 45,94. Jashtëtokësor! Një rrufe e vërtetë në Tokio.

“Nuk e besoja kurrë se do të arrija nën 46 sekonda. Presioni i Rai Benjamin ishte çelësi. Kur theva rekordin në Oslo, e dija që mund të vrapoja edhe më shpejt. Por, prisja që të përfundoja 46 sekonda e pak”, tha Warholm pas garës.

Medaljen e argjendtë e fitoi Rai Benjamin (SHBA), ndërsa të bronztën e mori Dos Santos (Brazil).

Deri në korrik të këtij viti, rekordi botëror i 400 metrave me pengesa ishte 46,78, i mbajtur nga Kevin Young, i vendosur në Barcelonë 1992, dhe konsiderohej një nga rekordet më të paprekshëm. Atletët nuk zbrisnin kurrë nën 47 sekonda, përveç disave që numëroheshin me gishta. Koha e norvegjezit, nën 46 sekonda, është e mirë edhe për 400 metrat pa pengesa. E pashpjegueshme…

https://www.youtube.com/watch?v=KzsODz_fdsY

A2 CNN Livestream

Dita jonë