Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Vlorë, vatra të rrezikshme zjarri pranë Dukatit dhe Llogarasë

Nga A2 CNN
3 Gusht 2021, 13:19 | Aktualitet
Vlorë, vatra të rrezikshme zjarri pranë Dukatit dhe

Zona pranë fshatit Dukat është kthyer në vatrën më problematike të zjarrit që ka ditë të tëra që djegin bimësinë në Karaburun. Ndryshimi i drejtimit të erës jo vetëm që ka favorizuar dhe fuqizuar vatrat e zjarrit, por ka shtuar edhe rrezikun e përfshirjes nga flakët të Parkut Kombëtar të Llogorasë.

Për këtë arsye, qindra forca të armatosura, të mbështetura nga mjete logjistike motorike toke, por edhe ajrore, si dhe me ndihmën e Emergjencave Civile dhe pushtetit lokal kanë nisur një operacion të gjerë për vënien nën kontroll të flakëve.

Situatën nga afër po e ndjek edhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili gjatë një prononcimi për A2, është shprehur se paralelisht me operacionet për fikjen e zjarrit, po hetohen dhe verifikohen autorët e këtyre zjarrvënieve të qëllimshme, sipas tij.

Ndërkohë, për momentin nuk pritet ndonjë ndihmë konkrete nga vendet fqinje, pasi situata e zjarreve është problematike thuajse në të gjithë rajonin e Ballkanit, por edhe në Italinë fqinje dhe në këto kushte, barra kryesore për të përballuar situatën i takon Forcave të Armatosura dhe reparteve zjarrfikëse. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë