Ndërtimet mbi lumin e Sinecit, pas 3 muajsh protesta, banorët e Lumasit futen në grevë

Përditësuar më: 4/8/2021, ora 13:57

Ndërtimet mbi lumin e Sinecit, pas 3 muajsh protesta, banorët e Lumasit futen në grevë

Përditësuar më: 4/8/2021, ora 13:57

Pas 3 muajsh protestë dhe përplasje fizike me policinë, banorët e Lumasit të Beratit janë futur në grevë urie, duke e cilësuar si të vetmen mënyrë që të ndalohen ndërtimet mbi lumin e Sinecit.

 “Përveç se nuk na dëgjon njeri, ne jemi rrahur shumë keq nga policia , jemi dhunuar”, denoncojnë personat në grevë.

Banorët thonë se nuk janë konsultuar dhe projektin e kundërshtojnë pasi sipas tyre nuk do të mund të përdorin më ujin për vaditje.

 “Nuk ka ardhur asnjë të flasë me ne, kemi muaj që protestojmë”, shtojnë ata. Sipas banorëve, ndalimi i burimit të Sinecit nuk i dëmton vetëm ata, por edhe faunën e zonës.

Banorët janë në proces gjyqësor me bashkinë Kuçovë dhe kërkojnë që punimet të pezullohen deri në marrjen e një vendimi nga ana e gjykatës.