Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Njihuni me pasardhësin e Usain Bolt

Nga A2 CNN
4 Gusht 2021, 17:33 | Sporte të tjera
Njihuni me pasardhësin e Usain Bolt

Që nga viti 2008, finalja e 200 metrave në Lojrat Olimpike është fituar gjithmonë nga Usain Bolt.

Atleti xhamajkan, i cili është tërhequr, nuk ka njohur rivalë në 2008, 2012 dhe 2016. Për këtë arsye, pritej me kuriozitet finalja e 200 metrave për meshkuj në “Tokio 2020”, për të mësuar se kush do të ishte pasardhësi i “Vetëtimës”.

Dhe “stafetën” e mori Andre de Grasse, i cili fitoi medaljen e artë sot me rekord personal: 19,62.

Në vend të dytë e përfundoi garën Kenny Bednarek (SHBA), ndërsa medaljen e bronztë e fitoi Noah Lyles (SHBA).

A2 CNN Livestream

Dita jonë