Amerika nuk fal Australinë, kalon në finalen e basketbollit

durant shba 600x338

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mposhtën Australinë me rezultatin 97-78, duke kaluar në finalen e basketbollit për meshkuj në Olimpiadë.

Amerikanët nuk e nisën mirë ndeshjen, duke e parë veten 15 pikë në disavantazh gjatë periodës së dytë. Por, një Kevin Durant fantastik mori frenat e lojës në dorë, duke udhëhequr ekipin e tij në një përmbysje të madhe dhe në fund të periodës së tretë, SHBA-ja e pa veten 19 pikë në avantazh ndaj australianëve.

Me 23 pikë dhe 9 topa në tabelë, Durant dërgon Amerikën në finalen e saj të katërt radhazi olimpike, ku do të presë fituesin e çiftit Slloveni-Francë.

Pikëshënuesit:
SHBA: Johnson (-), Lavine (9), Lillard (5), Durant (23), Middleton (11), Grant (-), Tatum (9), McGee (4), Holiday (11), Adebayo (3), Green (2) dhe Booker (20).

Australia: Goulding (8), Mills (15), Green (-), Ingles (9), Dellavedova (-), Sobey (5), Thybulle (6), Exum (14), Landale (11), Reath (3) dhe Kay (7).