“Doktori” jep lamtumirën, tërhiqet pas gati 30 vjet karrierë

Përditësuar më: 5/8/2021, ora 18:57

“Doktori” jep lamtumirën, tërhiqet pas gati 30 vjet karrierë

Përditësuar më: 5/8/2021, ora 18:57

Do mbetet në histori, për fansat e motoçiklizmit, dita e sotme, sepse një nga mitet e këtij sporti plot adrenalinë ka deklaruar se do të tërhiqet në përfundim të kampionatit të Moto GP që po zhvillohet.

Bëhet fjalë normalisht për Valentino Rossin, italianin që në 25 vite karrierë ka qenë personazhi më karizmatik i cirkuitit, por edhe më i suksesshmi. Janë 9 titujt botërorë të fituar, i vetmi që ka triumfuar në çdo kategori, 125, 250, 500 dhe së fundmi Moto GP.

Në konferencën për shtyp, “Doktori”, siç njihet Rossi, me sytë e lagur nga lotët por i qeshur shpjegoi se vendimi ishte i vështirë dhe se kishte mundësi për të garuar sërish me mjetin e tij, por që ”kishte ardhur momenti për t’i thënë mjaft”, atij kërkimi që po bëhej gjithmonë dhe më i pamundur për të fituar titullin e dhjetë, titull që atij i mungon nga viti 2009.

Sa për të ardhmen, piloti 42-vjeçar shpjegoi se nuk ka vendosur asgjë konkrete, por se me shumë gjasa do të vazhdojë të garojë me makina, “mjete që dua si motoçikletat, ose ndoshta një fije më pak”.