Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Kordon njerëzor për të shpëtuar pushuesit që po rrezikonin të mbyteshin në Shëngjin

Nga A2 CNN
5 Gusht 2021, 19:32 | Aktualitet

Dallgët e mëdha në plazhin e Shëngjinit dhe atë të Velipojës kanë rrezikuar jetën e disa pushuesve nga Kosova. Në disa raste është dashur ndihma e pushuesve të tjerë për të ndihmuar disa prej tyre që të arrijnë në breg.

Në një video të bërë virale në internet pushuesit shihen teksa janë lidhur dorë për dorë duke krijuar një kordon disa metra për të nxjerrë nga uji pushuesit e bllokuar.

Fatmirësisht u nxorën nga uji të gjithë të bllokuarit, të cilët dallgët e detit i kishin tërhequr në thellësi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani