Një tjetër shtet shkruan historinë në Olimpiadë

burkina 1100x620

Burkina Faso mori sot medaljen e parë në histori në një Olimpiadë, me Hugues Fabrice Zango që fitoi medaljen e bronztë në kërcimin trehapësh.

28-vjeçari, i cili mori medalje të bronztë edhe në Kupën e Botës të zhvilluar në Doha, në vitin 2019, kërceu 17,47 metra për t’u ngjitur në shkallën e tretë të podiumit.

Medalja e artë shkoi për portugezin Pedro Pichardo (17,98 m), ndërsa ajo e argjendit u fitua nga kinezi Zhu Yaming (17,57 m).

Me këtë medalje të fituar, Burkina Faso bëhet shteti numër 100 që fiton të paktën një medalje në Lojërat Olimpike.