Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Zjarri në Vlorë, flakët i afrohen depozitave të karburantit në Nartë

Nga A2 CNN
5 Gusht 2021, 11:09 | Aktualitet
Zjarri në Vlorë, flakët i afrohen depozitave të karburantit

Mëngjesin e kësaj të enjteje, në Vlorë është shfaqur një tjetër vatër zjarri pranë depozitave të hidrokarbureve në Nartë.

Menjëherë është ndërhyrë me mjete dhe efektivë zjarrfikës për ta vënë nën kontroll.

https://youtu.be/_Q5cSPhYm2c

Ndërkohë, era ka ndërprerë operacione të fikjes së zjarreve në Karaburun. Era e fortë dhe me drejtim nga jugu ka bërë që situata e zjarrit në malin e Karaburunit të përkeqësohet dhe konkretisht në pjesën mbi Gjirin e Gramës, që lidhet me Llogaranë.

https://a2news.com/2021/08/05/flaket-kercenojne-depozitat-e-naftes-leli-i-kemi-vene-ne-kontroll-zjarrvenie-e-qellimshme/

Sipas punonjësve të agjencisë së zonave të mbrojtura, era ka bërë që flakët të përparojnë në pjesën e malit, duke iu afruar pishave. Për shkak të vështirësive nga era, është e pamundur ndërhyrja nga ajri me helikopter sepse përbën rrezik, ndaj operacioni është ndërprerë deri në qetësimin e situatës.

Ndërkohë, mbi fshatin Dukat i Ri janë aktive tre vatra zjarri dhe përhapja me shpejtësi mund të rrezikojë edhe banesat.

https://a2news.com/2021/08/05/era-e-forte-rrezikon-parkun-e-llogarase-nderpritet-nderhyrja-nga-ajri/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu