Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Mbetjet urbane, "mal" në periferi të Durrësit derisa të lëvrohen fondet

Nga A2 CNN
6 Gusht 2021, 12:26 | Sociale
Mbetjet urbane, "mal" në periferi të Durrësit derisa

Kjo verë mund të cilësohet pa frikë si një sezon ku kryeqendra e turizmit shqiptar, Durrësi, si asnjëherë më parë ka pritur turistë me malet me plehra pranë kontenierëve të papastruar.

Një situatë kjo e krijuar nga vetë institucionet qendrore dhe ato lokale, që sollën për pasojë jo vetëm një imazh të shëmtuar, por edhe një kosto mjaft të lartë financiare si për bashkinë, ashtu edhe për qeverinë.

Disa ditë më parë, më në fund qeveria miratoi fondin në ndihmë të Bashkisë së Durrësit për evadimin e mbetjeve nga kontenierët te qendra e grumbullimit, në Sharrë të Tiranës. Por, ndërsa procedurat shkresore vijojnë deri në lëvrimin e fondit, situata në terren vijon të mbetet problematike.

Duke pasur parasysh që kjo procedurë shkresore me kërkesa nga Bashkia e Durrësit dhe miratime nga qeveria të fondeve për heqjen e mbetejeve do të vijojë edhe në vitet e ardhshme, urojmë që të paktën procedurat të bëhen siç duhet dhe në kohën e duhur, në mënyrë që plehrat të mos bëhen bashkëshoqëruese të qytetarëve dhe turistëve në Durrësin turistik. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani