Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Greqia përballë “ferrit”, zjarret jashtë kontrollit, evakuime nga deti

Nga A2 CNN
7 Gusht 2021, 10:33 | Ballkani
Greqia përballë “ferrit”, zjarret jashtë kontrollit,

Vatra të shumta zjarri mbesin jashtë kontrollit në Greqi. Qytetarëve u është bërë thirrje që të evakuohen nga banesat e tyre përreth Athinës, teksa qindra zjarrfikës, të ndihmuar nga mjete fluturuese, luftojnë për të shuar flakët, që po ndihmohen nga erërat e fuqishme.

Fatkeqësisht një vullnetar 38-vjeçar humbi jetën në rrethinat pranë kryeqytetit grek dhe autoritetet arrestuan një grua, e cila dyshohet se po tentonte një zjarrëvënie të qëllimshme në një park.

Dëmet materiale janë të mëdha, qindra banesa janë shkrumbuar. Sipas të dhënave nga Sistemi Europian i Informacionit për Zjarret në Pyje, Greqia ka shënuar rekord sa i përket zonave të djegura.

Qeveria premtoi se hektarët e shumtë të shkrumbuara të pyjeve do të ripyllëzohen. Situata më e vështirë paraqitet në ishujt e Greqisë. Qindra persona janë evakuuar nga rojet bregdetare përmes anijeve në ishullin Evia. Autoritetet njoftuan se në të gjithë vendin janë aktive 154 vatra zjarri. Pengesë e madhe për ekipet zjarrfikëse po bëhet vala e gjatë e të nxehtit, më e keqja në mbi 30 vitet e fundit, si dhe erëra të fuqishme që përshpejtojnë përhapjen e flakëve.

A2 CNN Livestream

Dita jonë