Kush i ndezi zjarret?

Përditësuar më: 7/8/2021, ora 16:09

Kush i ndezi zjarret?

Përditësuar më: 7/8/2021, ora 16:09

Për disa ditë me radhë, nga jugu në veri, nga lindja në perëndim, janë aktivizuar vatra të rrezikshme zjarri në territore me bimësi të dendura. Flakët shkatërruan gjithçka, pyje, efekt, toka bujqësore, efekt,  e madje edhe disa shtëpi.

Si rrallëherë më parë, zjarret i morën jetën edhe një 60-vjeçari në fshatin Asim Zeneli në Gjirokastër. Të frikësuar për jetën dhe pronën, banorët e prekur nga zjarret nxituan të shpëtonin ç’të mundnin. Përjetimin e flakëve e kanë ndier edhe fëmijët, të cilët rrëfejnë britmat e dhive që kishin mbetur të bllokuara në mal dhe që bashkëfshatarët e tyre arritën t’i zbrisnin në mes të natës, duke i shpëtuar nga flakët. Në Gjirokastër, zjarret shkrumbuan tokat bujqësore dhe pyjet në një vijë ajrore gati 5 kilometra. Përmasat e flakëve ishin të mëdha, aq sa pas duken gjurmët e lënë të hirit.

Në rrezik nga përfshirja e flakëve ishte edhe qyteti antik i Antigonesë. Përpjekjet e autoriteteve bënë që flakët mos të shuanin historinë. Prefekti Odise Kote tregon peripecitë e kësaj lufte. “Është një terren shumë i vështirë, nuk ka jo vetëm rrugë automobilistike, por as rrugë për këmbësorët”, tha ai për A2.

Dyshimet e para referohen për zjarrvënie të qëllimshme, kryesisht nga ata që kërkojnë hapjen e kullotave të reja.

Edhe në Vlorë situate me zjarret është paraqitur dramatike. Përpos hapësirave pyjore, flakët nuk kanë kursyer as shtëpitë e vjetra si dhe kanë rrezikuar depot e hidrokarbureve. Gjatë këtyre ditëve, vend ka pasur edhe për autokritikë, mbi reagimin që duhet të ketë çdo institucion përgjegjës për parandalimin e zjarreve.

Në Shkodër, ekipet zjarrfikëse pos të tjerave, janë hasur edhe me mungesë të kapaciteteve për përballimin e flakëve. Në raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit ky fakt është evidentuar disa herë, por duket se nuk ka gjetur zbatim.

Nga ana tjetër, garantohet se borxhet e prapambetura nga fatkeqësitë natyrore nuk po bëhen pengesë për përballimin e zjarreve aktualisht.

Për të shuar zjarret nuk mjaftojnë kapacitetet e ngritura të deritanishme, ndaj ndihma nga vendet aleate të Shqipërisë shihet si rrugëdalja më e sigurt dhe më e shpejtë. Nga autoritetet vendase kërkohet vënie e përpara përgjegjësisë të atyre që nxitën zjarret në të gjithë vendin.

Për ekspertët e mjedisit, zjarrvënia nuk është mënyra e duhur për të hapur kullota të reja, përkundrazi, flakët shkatërrojnë bimësinë që mund të çel e sigurt për çdo vit. Këto kodra e këto pyje do të duan një kohë të gjatë për t’u ripërtërirë. Hiri i lënë pas nuk lejon ujin ta thitë toka dhe bimët e reja do të thahen shpejt. Mundësia më e mirë duket ripyllëzimi artificial dhe shtimi i punonjësve të terrenit për kontrolle të rrepta gjatë sezonit të verës.